Ekonomi gri

Çfarë është ekonomia gri?

Ekonomia gri ose joformale përfshin aktivitetet ekonomike, të cilat sipas natyrës së tyre janë të ligjshme, por nuk janë përfshirë në statistikat zyrtare. Çdo aktivitet ekonomik që shmang ligjet dhe tatimin për të arritur përfitimet e veta në dëm të shtetit, kompanive përgjegjëse dhe qytetarëve quhet ekonomi gri ose joformale.

Pasojat

Pasojat e ekonomisë gri i ndjejnë të gjithë qytetarët e vendit. Prania e lartë e ekonomisë gri konsiderohet si një pengesë për zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo ul cilësinë e mjedisit të biznesit, krijon një mungesë në të ardhurat publike dhe lë disa punonjës pa mbrojtje sociale dhe me të drejta të kufizuara.

Si ta njohim ekonominë gri?

Shembuj të ekonomisë gri që janë më të përhapur në jetën e përditshme janë:

  •  Mosdhënia e faturave fiskale ose dhënia e faturës fiskale në vlerë jo të plotë
  • Mosparaqitja e punëtorëve
  • Pagesa e pagës me para në dorë
  • Kontrabanda e mallrave
  • Kryerja e biznesit pa një kompani të regjistruar

RAPORTO EKONOMINË GRI

Udhëzues tatimor