Një nga parakushtet bazë për sigurimin e rritjes së qëndrueshme dhe të vazhdueshme ekonomike, standardeve më të larta të jetesës dhe një mjedis të favorshëm biznesi është sigurimi i kushteve të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit e tregut, mbështetja e transformimit të aktiviteteve ekonomike joformale në ato formale, si dhe parandalimi i flukseve të paligjshme të parave. Ekonomia joformale është një fenomen shumë kompleks. Problemi dhe shfaqja e joformalitetit ka një sfond, formë dhe efekte shumëdimensionale. Ekonomia joformale i referohet situatave, motivimeve dhe nevojave të ndryshme. Krijon konkurrencë të pandershme për bizneset formale, megjithëse në të njëjtën kohë duhet theksuar se për disa punëtorë (dhe agjentë ekonomikë) joformaliteti nuk është një zgjedhje, por një pashmangshmëri në të cilën ata janë zhytur për shkak të mungesës së vendeve të punës.

Reduktimi i ekonomisë joformale është një hap kyç në krijimin e një mjedisi të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm të biznesit dhe kushte të barabarta për punë dhe konkurrencë të shëndetshme. Formalizimi i ekonomisë joformale dhe eliminimi i fshehjes fiskale do të çojë në rritjen e të ardhurave tatimore, e në këtë mënyrë në mundësinë e shtetit dhe institucioneve për të ofruar shërbime më të mira dhe siguri më të madhe sociale për qytetarë. Do të rritet edhe drejtësia e sistemit tatimor, do të rritet besimi ndërmjet agjentëve ekonomik, shtetit dhe qytetarëve, do të rritet edhe morali tatimor. Formalizimi i ekonomisë joformale është veçanërisht i rëndësishëm për qytetarët më të pambrojtur për të përmirësuar mbrojtjen dhe sigurinë e tyre sociale dhe për t’u mundësuar atyre qasje në përfitime të tjera që rrjedhin nga punësimi. Nisur nga papunësia e lartë, shumë qytetarë ekzistencën e tyre e realizojnë në bazë të pjesëmarrjes në ekonominë joformale, pa mundësinë për të gjetur një punë të denjë dhe formale.

Prandaj, qasja për uljen e ekonomisë joformale duhet të jetë e kujdesshme dhe e kombinuar me politika që do të nxisin krijimin e vendeve formale të punës, duke qenë se eliminimi i shpejtë dhe i fortë i ekonomisë joformale do të zvogëlojë të ardhurat e qytetarëve më të pambrojtur që nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash dhe nuk kanë sigurim social. Nga ana tjetër, autoritetet duhet të kenë kujdes dhe të kujdesen për formalizimin e vendeve të punës të atyre qytetarëve.

RAPORTO EKONOMINË GRI

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në vazhdimësi realizon aktivitete për zvogëlimin e ekonomisë joformale dhe formalizimin e aktiviteteve afariste joformale dhe të paregjistruara, kryesisht përmes zbatimit të planeve aksionare vjetore, dhe është realizuar edhe projekti i veçantë IPA.

Politika e deritanishme për zvogëlimin dhe formalizimin e ekonomisë joformale ka kombinuar një qasje të dënimeve (masave represive) dhe stimujve. Hulumtimet e fundit në vendet e OECD tregojnë se masat ndëshkuese apo të ashtuquajturat masat e “frikësimit” nuk janë mjet efektiv për reduktimin e ekonomisë joformale, por më tepër masat e politikës tatimore (dhe barrës), derregullimi, masat për rritjen e moralit tatimor dhe reforma e administratës tatimore nga një ekzekutues në një shërbim tatimor të tatimpaguesve. Mu në këtë drejtim është përgatitur edhe kjo Strategji.

Në përputhje me përcaktimet e qeverisë, në vitin 2017, në bashkëpunim me ONP, po përgatitet Strategjia e parë Kombëtare për formalizimin e ekonomisë joformale. Strategjia është përgatitur mbi bazën e një qasjeje pjesëmarrëse në të cilën janë angazhuar të gjitha palët e interesuara, për të cilën është formuar një grup i veçantë pune, duke përfshirë edhe partnerët social. Ajo ka elemente të politikës horizontale, gjegjësisht fusha individuale, masa dhe aktivitete të kësaj Strategjie tashmë janë të përfshira në dokumente të tjera strategjike. Prandaj, gjatë përgatitjes së kësaj strategjie kanë pasur kujdes që e njëjta të jetë plotësisht e kompletuar me dokumentet përkatëse strategjike dhe programore, dhe me planet e aksionare për zbatimin e tyre.

Dokumentet:

Strategjia për formalizimin e ekonomisë joformale në Republikën e Maqedonisë 2018-2022

Plani i veprimit për formalizimin e ekonomisë informale 2021-2022