Çfarë e mbush buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriore është akt me të cilin planifikohen të ardhurat vjetore dhe hyrjet tjera dhe mjetet e miratuara dhe përfshin buxhetin qendror dhe buxhetet e fondeve. Buxheti qendror është një plan vjetor i të ardhurave, hyrjeve të tjera dhe mjeteve të miratuara, dhe u referohet shfrytëzuesve buxhetor të qeverisë qendrore dhe përfshin buxhetin themelor, buxhetin e donacioneve, buxhetin e huave dhe buxhetin e aktiviteteve vetëfinancuese. Buxheti i fondit është plan vjetor i të ardhurave, hyrjeve të tjera dhe mjeteve të miratuara për financimin e aktiviteteve të Fondit të përcaktuara me ligj. Fondet janë: Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë, Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë dhe Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë.
Sipas klasifikimit ekonomik, të ardhurat buxhetore ndahen në këto kategori të të ardhurave:
Tatime;
- Tatime direkte: Tatimi mbi të ardhurat personale, Tatimi i fitimit
- Tatimet indirekte: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Akcizat dhe tatimet Doganore
- Tatimet në pronë: Tatimi në pronë, Tatimi mbi trashëgiminë dhe dhuratat, Tatimi i qarkullimit të patundshmërive dhe të drejtave
Kontributet sociale (kontributet për sigurim social të detyrueshëm);
- Kontributi për sigurim shëndetësor me të cilin financohen shpenzimet e sistemit për sigurim shëndetësor;
- Kontributi për sigurim pensional me të cilin financohen shpenzime për pensione;
- Kontributi për sigurim në rast të papunësisë me të cilin financohen shpenzimet për pagesën e kompensimit në rast të papunësisë
Të ardhura jotatimore.
- taksa administrative dhe taksa gjyqësore
- të ardhura nga dividentat e ndërmarrjeve; •
- gjoba;
- të ardhura nga interesi në bazë të kredive të dhëna; •
- të ardhurat nga interesi në bazë të mjeteve të depozituara; •
- të ardhura në bazë të tepricave mbi shpenzimet e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë; dhe •
- të dhëna të tjera publike të përcaktuara me ligj.
Të ardhura kapitale
- të ardhura të realizuara në bazë të shitjes së mjeteve kapitale, tokës dhe
- Investimet jomateriale dhe të ardhura nga dividenta
Të ardhura nga donacione të marra nga vendi dhe jashtë (në mallra dhe në para)
HUAMARRJE VENDORE dhe HUAMARRJE NGA JASHTË
Udhëzues tatimor