Dhënia e llogarisë fiskale për qarkullimin e realizuar
Shitësit që bëjnë qarkullim të mallrave dhe shërbimeve për të cilat pagesa nuk bëhet me bankë (pra pagesa bëhet me para në dorë), janë të detyruar të japin llogari fiskale për qarkullimin e realizuar në momentin e dorëzimit dhe pagesës së mallit, gjegjësisht realizimi dhe pagesa për shërbimin. Në rast se tregtimi bëhet me ndërmjetës ose shpërndarës, shitësi i lëshon llogarinë fiskale distributorit i cili është i detyruar t’ia dorëzojë blerësit me rastin e pagesës së çmimit të mallit.
Kjo do të thotë që nëse paguani me para të gatshme për produktet Tuaja të porositura on-line gjatë vet dorëzimit të porosisë, do të duet t’ju jepet një llogari fiskale.
Dhënia e faturës për qarkullimin e realizuar
Nëse vendosni të paguani për blerjen Tuaj on-line:
- duke transferuar mjete nga llogaria Juaj e transaksionit në llogarinë e shitësit (formulari PP-30)
- ose me një kartë pagese përmes një platforme interneti (faqja e internetit e shitësit),
Kjo nuk është pagesë me para në dorë dhe shitësi nuk është i detyruar të lëshojë faturë fiskale.
Në këtë rast, shitësi duhet t’Ju jep një faturë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Tatimin e verës së shtuar.