#VENDOSNGJYRË Vendos ngjyrë – fushatë për ngritjen e vetëdijes për pasojat e ekonomisë gri #VENDOSNGJYRË Vendos ngjyrë
në ekonominë gri
#VENDOSNGJYRË Kërkoni
llogari fiskale
#VENDOSNGJYRË Blini ligjërisht #VENDOSNGJYRË 1/3 më shumë para për të mirat publike

Ekonomi gri

Çfarë është ekonomia gri?

Ekonomia gri ose joformale përfshin aktivitetet ekonomike, të cilat sipas natyrës së tyre janë të ligjshme, por nuk janë përfshirë në statistikat zyrtare. Çdo aktivitet ekonomik që shmang ligjet dhe tatimin për të arritur përfitimet e veta në dëm të shtetit, kompanive përgjegjëse dhe qytetarëve quhet ekonomi gri ose joformale.

Më shumë

Pasojat

Pasojat e ekonomisë gri i ndjejnë të gjithë qytetarët e vendit. Prania e lartë e ekonomisë gri konsiderohet si një pengesë për zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo ul cilësinë e mjedisit të biznesit, krijon një mungesë në të ardhurat publike dhe lë disa punonjës pa mbrojtje sociale dhe me të drejta të kufizuara.

Më shumë

Si ta njohim ekonominë gri?

Shembuj të ekonomisë gri që janë më të përhapur në jetën e përditshme janë:

  •  Mosdhënia e faturave fiskale ose dhënia e faturës fiskale në vlerë jo të plotë
  • Mosparaqitja e punëtorëve
  • Pagesa e pagës me para në dorë
  • Kontrabanda e mallrave
  • Kryerja e biznesit pa një kompani të regjistruar
Më shumë

RAPORTO EKONOMINË GRI

RAPORTO EKONOMINË GRI

Udhëzues tatimor

Slide Çfarë e mbush buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriore është akt me të cilin planifikohen të ardhurat vjetore dhe hyrjet tjera dhe mjetet e miratuara dhe përfshin buxhetin qendror dhe buxhetet e fondeve. Buxheti qendror është një plan vjetor i të ardhurave, hyrjeve të tjera dhe mjeteve të miratuara, dhe u referohet shfrytëzuesve buxhetor të qeverisë qendrore dhe përfshin buxhetin themelor, buxhetin e donacioneve, buxhetin e huave dhe buxhetin e aktiviteteve vetëfinancuese. Të dhëna për 2020 Si mbushet buxheti? 109,0
miliardë denarë
TË ARDHURA TATIMORE
15,1
miliardë denarë
TË ARDHURA JOTATIMORE
6,9
miliardë denarë
TË ARDHURA KAPITALE
65,1
miliardë denarë
KONTRIBUTE SOCIALE
Slide Për çfarë përdoret buxheti Ligji për buxhetet rregullon procedurën për përgatitjen, miratimin, ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe buxheteve të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe qytetit të Shkupit dhe raportimin për realizimin e tyre.

Qëllimi kryesor gjatë përgatitjes dhe ekzekutimit të buxhetit është stabiliteti makroekonomik dhe zhvillimi i qëndrueshëm dhe stabil ekonomik kombëtar.
Për çfarë përdoret buxheti 21,4
miliardë denarë
MALLRA DHE SHËRBIME
18,0
miliardë denarë
TRANSFERET TEK NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE
30,1
miliardë denarë
PAGA DHE KOMPENSIME
34,4
miliardë denarë
KUJDESI SHËNDETËSORË
69,4
miliardë denarë
PENSIONET DHE KOSTOT PËR SHTYLLËN E DYTË TË PENSIONEVE
37,3
miliardë denarë
SUBVENCINONE DHE TRANSFERAT
14,8
miliardë denarë
TRANSFERTAT SOCIALE DHE KONTRIBUTET
8,3
miliardë denarë
PAGESA KAMATORE
19,2
miliardë denarë
SHPENZIME KAPITALE
Të dhëna për 2020