Drejtoria doganore, si organ në kuadër të Ministrisë së Financave me status të personit juridik të veçantë, u institucionalizua më 14 prill të vitit 1992, me miratimin e Ligjit për Drejtorinë doganore, duke marrë autorizim të drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e doganave dhe kjo ditë – 14 prilli çdo vit shënohet si “Dita e Doganës”.

Drejtoria doganore i ushtron kompetencat e veta në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa punët nga fusha e saj i kryen përmes Drejtorisë Qendrore dhe pesë njësive doganore. Drejtoria qendrore, me seli në Shkup, koordinon dhe menaxhon kompetencat doganore në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa njësitë doganore koordinojnë dhe menaxhojnë rajonin përkatës.

Drejtoria doganore dhe punonjësit e saj gjatë realizimit të kompetencave të tyre veprojnë në pajtim me Ligjin për Drejtorinë doganore, Ligjin doganor, Ligjin për tarifën doganore, Ligjin për akcizat, Ligjin për masat doganore për zbatimin e mbrojtjes së pronës intelektuale, Ligjin për kryerjen e punëve për përfaqësim në procedurat doganore dhe ligje të tjera me të cilat përcaktohen kompetencat për veprim të Drejtorisë doganore.

Kompetencat themelore të Drejtorisë doganore janë:

  • Zbatimi i mbikëqyrjes doganore, doganimi i mallrave, kontrolli doganor, zbatimi i mbikëqyrjes akcize në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, masa hetimore dhe zbuluese me qëllim të parandalimit, zbulimit dhe hetimit të kundërvajtjeve dhe krimeve doganore;
  • Mbrojtja e sigurisë së njerëzve, kafshëve dhe bimëve, mbrojtja e objekteve me vlerë historike, artistike dhe arkeologjike, të drejta e autoriale dhe të drejta të tjera, si dhe masa të tjera të politikave tregtare të përcaktuara me ligj;
  • Zbatimi i kontrolleve doganore pas doganimit;
  • Zbatimi i kontrolleve dhe auditimeve të brendshme në të gjitha sferat e punës doganore dhe funksionimit të përgjithshëm të Drejtorisë doganore, me qëllim të zbulimit të rasteve të mosrespektimit të ligjeve dhe akteve të brendshme dhe keqpërdorimeve në kryerjen e detyrave zyrtare nga ana e punonjësve;
  • zhvillimi i procedurës kundërvajtëse, shqiptimi i sanksionit kundërvajtës për kundërvajtje doganore, akcize dhe devizore, si dhe inicimi i procedurës për vepra penale të përcaktuara me ligj.

Drejtoria doganore dhe punonjësit e saj gjatë zbatimit të kompetencave të tyre veprojnë pa kompromis në përputhje me Kushtetutën, ligjet, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe rregulloret tjera të miratuara në bazë të ligjit dhe sigurojnë zbatimin e tyre të barabartë, të paanshëm, objektiv dhe udhëhiqen nga parimet dhe vlerat e mëposhtme: profesionalizmi, drejtësia, thjeshtësia, efikasiteti, transparenca, lufta kundër korrupsionit, lidershipi, përgjegjësia sociale, kujdesi për burimet njerëzore dhe menaxhimin në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilësisë.

 

Drejtoria doganore është organi i vetëm kompetent për administrimin e akcizave në të gjithë territorin e vendit. Drejtoria doganore është gjithashtu përgjegjëse për kryerjen e kontrolleve të poseduesve të licencave të akcizës dhe miratimeve të akcizës, si dhe pjesëmarrësve në operacionet tregtare që përfshijnë tregtimin e mallrave të akcizës – vajra minerale, alkool dhe pije alkoolike, mallra të duhanit dhe automobila.

RAPORTO EKONOMINË GRI

RAPORTO EKONOMINË GRI

Vizioni

Të jemi Administrata Doganore lider në rajon që do t’i japë mbështetje të fuqishme ekonomisë legale dhe që do të jetë plotësisht e harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian.

Misioni

Të mbrojmë interesat financiare dhe shoqërinë, njëkohësisht duke mbështetur zhvillimin ekonomik përmes bashkëpunimit, lehtësimit dhe modernizimit.

Politika për cilësi

Përkushtimi për cilësi është një angazhim strategjik i Drejtorisë doganore dhe për realizimin e tij Drejtoria doganore ka vendosur vizionin të bëhet dhe të mbetet shërbimi më i mirë për qytetarët, operatorët ekonomik dhe shtetin, në përputhje me praktikat më të mira vendore dhe ndërkombëtare të njohura në kompetencat e veta. Prandaj, udhëheqësia e Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut angazhohet për praktikë të mirë profesionale dhe shërbim cilësor përmes zbatimit të kërkesave të ISO 9001: 2015, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë doganore më 27.02.2019 miratoi Politikën për cilësi.

Politika për cilësi

ISO 9001: 2012

Harta interaktive e njësive doganore dhe zyrave doganore me kontakte

Lufta kundër korrupsionit

  • Ambienti
    • Ndodh gjatë kontakteve me zyrtarët doganor;
    • Sa më shumë kontakte të drejtpërdrejta të imponohen me rregulloren dhe sistemin – aq më e madhe është hapësira për korrupsion dhe shpërdorim detyre;
    • Rregullore komplekse dhe joprecize me të drejta të panevojshme diskrecioni si arsye për korrupsion dhe shpërdorim detyre;
    • Mosekzistencë ose shkallë e ulët e transparencës – më shumë hapësirë ​​për korrupsion dhe shpërdorim detyre;
    • Pagesa e detyrimeve me para në dorë – më shumë hapësirë ​​për korrupsion dhe shpërdorim detyre;
    • Ekonomia maqedonase është ende shumë e varur nga importi – 80% e bizneseve duhet të punojnë me Drejtorinë doganore.
  • Pasojat
    • Tregti e paligjshme e narkotikëve, armëve, mallrave me përdorim të dyfishtë;
    • Prodhimi dhe shpërndarja e falsifikimeve dhe piraterisë;
    • Pagesa me para në dorë;
    • Larja e parave;
    • Evazioni fiskal;
    • Krimi ekonomik;
    • Financimi i terrorizmit;
    • Më pak mundësi financiare për të përmbushur nevojat publike;
    • Mbrojtja e reduktuar e jetës, shëndetit dhe mjedisit njerëzor;
    • Shpenzime më të larta për tregtinë legale;
    • Konkurrenca e pandershme dhe mjedisi i pafavorshëm i biznesit.
  • Veprimtaritë kundër korrupsionit
    • Strategjia për integritet dhe luftë kundër korrupsionit në Drejtorinë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2019-2022
    • Konventa e ratifikuar e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit
    • Protokolli për bashkëpunim për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit dhe konfliktin e interesit
    • Deklarata e rishikuar e Arushës
    • Kodeksi i sjelljes së zyrtarëve doganor
    • Rregullat e rendit dhe disiplinës në Drejtorinë doganore

Raportoni korrupsion në Drejtorinë doganore

Me qëllim të lehtësimit të tregtisë dhe rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe shoqërisë, Drejtoria doganore vazhdimisht prezanton sisteme moderne elektronike për punë doganore, digjitalizim dhe punë pa letra.

Në faqen e internetit të Drejtorisë doganore janë të publikuara të dhënat (dokumentet, specifikimet teknike, sqarimet dhe lidhjet) për:

Me qëllim të përmbushjes së prioriteteve strategjike, Drejtoria doganore mundëson studimin e rregulloreve doganore me ndihmën e kurseve të mësimit elektronik. Këto kurse janë të destinuara si për zyrtarët doganor ashtu edhe për personat që zbatojnë rregulloret doganore.

Lista e kurseve

Modelimi i biznes proceseve

LDU – Eksportues i regjistruar

Sistemi doganor për lëvizjen e mallrave të akcizës (EMCS)

LDU – Rishikim

EORI

Procedurat doganore dhe deklaratat doganore

Futja e mallrave në strehim të përkohshëm

Lëshimi në qarkullim të lirë

Informacion i detyrueshëm tarifor

Origjina e mallrave

Vlera doganore

Statusi doganor i mallit

Borxhi doganor

Garancia

Procedurat e veçanta nga tranziti

Tranziti doganor

Eksporti

Vendimet doganore

Operatori Ekonomik i Autorizuar