Me qëllim të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar financiar, mbrojtjes së interesave financiare kombëtare, si dhe mbrojtjes së fondeve evropiane në Republikën e Maqedonisë, më 26 qershor 2003 me Ligjin për policinë financiare (Gazeta zyrtare e RM nr. 55/ 02) është themeluar Drejtoria e policisë financiare. Drejtoria e Policisë Financiare është organ në kuadër të Ministrisë së Financave me cilësinë e personit juridik që i ushtron kompetencat e veta në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Kompetencat

  • Zbulimi dhe hetimi penal i krimeve të ndjekura sipas detyrës zyrtare si: larja e parave dhe produkteve të tjera të veprës penale nga neni 273, tregtia e paligjshme nga neni 277, kontrabanda nga neni 278, fshehja tatimore nga neni 279 i Kodit Penal dhe vepra të tjera penale të paligjshme me fitim prone me vlerë të konsiderueshme, si dhe kapja dhe kallëzimi i autorëve të tyre, sigurimi i provave, masave dhe aktiviteteve të tjera që mund të përdoren për mbarëvajtjen e procedurës penale sipas detyrës zyrtare ose me urdhër të Prokurorit Publik përmes ekzekutimit të kompetencave në policinë gjyqësore në përputhje me ligjin;
  • Mbledhja dhe analizimi i të dhënave për transaksionet me para në dorë, ndërmarrja e masave parahetuese dhe masave të tjera kur ka bazë dyshimi për krime të kryera, gjurmimi i parave për zbulimin e veprave penale të përcaktuara me ligj, inspektimi dhe rishikimi i të dhënave dhe regjistrimeve të kontabilitetit në sistemet kompjuterike në praninë e një personi përgjegjës ose të një personi të autorizuar prej tij dhe çështje të tjera në përputhje me ligjin; Kryerja e analizave kompjuterike forenzike të sistemeve kompjuterike dhe pajisjeve të tjera elektronike të sekuestruara përkohësisht;
  • Parashtrimin e kallëzimit penal deri te Prokurori Publik kompetent për vepra penale nga kompetenca e tij, të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare; Paraqitja e iniciativës për inicimin e procedurës tatimore dhe procedurës tjetër për përcaktimin dhe mbledhjen e detyrimeve publike pranë organit kompetent; Koordinimi, inicimi, ngritja e kallëzimeve penale, shkëmbimi i informatave dhe organizimi i trajnimeve për personat e përfshirë në sistemin e parregullsive me qëllim të mbrojtjes së interesave financiare të Republikës së Maqedonisë dhe të Bashkimit Evropian;
  • Përgatitja dhe paraqitja e draft strategjisë për mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Maqedonisë dhe të Bashkimit Evropian dhe çështje të tjera të përcaktuara me ligj.

Autorizimet

Verifikimi i identitetit të personave;

  • Thirrja e qytetarëve dhe mbledhja e informacionit;
  • Paraburgimi;
  • Heqja e lirisë;
  • Mbajtja;
  • Ridrejtimi, drejtimi ose kufizimi i lëvizjes së personave dhe automjeteve në një zonë të caktuar për kohë të shkurtë të nevojshme; sekuestrimi i përkohshëm i sendeve;
  • Inspektimi dhe rishikimi i librave të biznesit dhe dokumentacionit tjetër;
  • Veprimi i fshehtë i policisë;
  • Ndalja, inspektimi i personave, bagazheve dhe automjeteve;
  • Mbledhja, përpunimi, analiza, përdorimi, vlerësimi, transferimi, ruajtja dhe fshirja e të dhënave;
  • Sigurimi i kopjeve të shkruara me dorë dhe të nënshkruara;
  • Përdorimi i pajisjeve teknike
  • Aplikimi i masave të veçanta hetimore dhe burimeve të fshehta të të dhënave në përputhje me Ligjin për Procedurën Penale.

RAPORTO EKONOMINË GRI

RAPORTO EKONOMINË GRI

Vizioni

Situata aktuale e lidhur me rritjen e vazhdueshme të formave të reja të krimit kudo në botë, në masë të konsiderueshme reflektohet në gjendjen në Republikën e Maqedonisë, si vend në tranzicion, e veçanërisht me globalizimin dhe zhvillimin që mundëson rrjedhën e lirë të njerëzit, paratë dhe mallrat, për shkak të pranisë dhe paraqitjes së inkriminimeve të sofistikuara të cilat sipas formës, përmbajtjes dhe elementeve të shprehjes kanë shenjë dalluese të krimit të organizuar.

Drejtoria e Policisë Financiare me rolin e saj është barrierë për krimin financiar në Republikën e Maqedonisë, dhe me luftë më aktive kundër krimit financiar dhe rritjen e vëllimit të hetimeve financiare, gjegjësisht gjetjen, identifikimin dhe konfiskimin e përkohshëm të produkteve të kundërligjshme nga krimi do të kontribuojë në konfiskimin e mëtutjeshëm të tyre nga Gjykata kompetente. Nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të përvojave, informacionit dhe bashkëpunimit me organe tjera, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, të kontribuojë në zbulimin e hershëm të formave të reja të krimit të organizuar me qëllim propozimin e masave dhe rregulloreve për luftimin dhe parandalimin e tij.