
Misioni i Ministrisë së Financave është përmes menaxhimit të suksesshëm të financave publike të arrihet rritje ekonomike më e lartë dhe përmirësim i cilësisë së jetës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vizioni
Vizioni i Ministrisë së Financave është që me realizim të ideve progresive nga domeni i saj të kontribuojë për përforcimin e ekonomisë funksionale të tregut e cila bazohet në njohuri, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Qëllimet kryesore të Ministrisë janë:
- Sigurimi i ekonomisë të qëndrueshme dhe rritje më të lartë ekonomike
- Menaxhimi i përgjegjshëm i financave publike
- Sigurimi i ekuilibrit fiskal afatgjatë
- Zbatimi i politikës tatimore dhe doganore për të mbështetur qytetarët dhe subjektet ekonomike
- Sektor financiar i orientuar nga tregu, i qëndrueshëm dhe konkurrues
- Cilësi të lartë të shërbimeve ndaj të gjithë palëve të interesuara
- Ruajtja e një niveli të lartë të motivimit të punonjësve duke siguruar zhvillim të vazhdueshëm profesional
- Përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe përmbushje e plotë e kërkesave të standardit ndërkombëtar ISO 9001: 2015
Organet në përbërje
Në kuadër të Ministrisë së Financave ekzistojnë disa institucione që operojnë në fusha të ndryshme të operacioneve financiare:
- Drejtoria doganore
- Drejtoria e të ardhurave publike
- Drejtoria për zbulim financiar
- Drejtoria e policisë financiare
- Byroja e prokurimit publik
- Drejtoria për çështje pronësore dhe juridike
- Inspektorati shtetëror devizor