
Kompetencat e DPF:
Drejtoria për punë financiare:
- Mbledh, përpunon, analizon, ruan dhe dorëzon informacione dhe të dhëna të marra nga subjektet mbi bazën ligjore,
- Merr të dhëna dhe informacione administrative, financiare dhe të dhëna të tjera të nevojshme për kryerjen e kompetencave të veta,
- Informon organet kompetente shtetërore për ekzistimin e bazës për dyshim për kryerjen e një vepre tjetër penale;
- Përgatit dhe dorëzon raporte me mendim pranë organeve kompetente shtetërore, sa herë që ka bazë dyshimi për kryerjen e veprës penale larje të parave dhe financim të terrorizmit;
- Lëshon një urdhër me shkrim për subjektin me të cilin pezullon përkohësisht transaksionin,
- Dorëzon kërkesë për paraqitjen e propozimit për caktimin e masës së përkohshme te prokurori publik kompetent;
- Paraqet urdhër për ndjekjen e marrëdhënieve afariste të subjektit,
- Parashtron kërkesë për ngritjen e procedurës për kundërvajtje pranë gjykatës kompetente,
- Bashkëpunon me këto subjekte: Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e Policisë Financiare, Prokurorinë Publike, Drejtorinë doganore, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin Shtetëror Devizor, Komisionin për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Agjencinë për mbikqyrjen e sigurimeve pensionale të financuara në mënyrë kapitale, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe organe dhe institucione të tjera shtetërore, si dhe organizata, institucione dhe organe të tjera ndërkombëtare për luftimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit
- Lidh marrëveshje bashkëpunimi dhe shkëmben të dhëna dhe informacione me organet e autorizuara të vendeve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare të përfshira në luftën kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizmit;
- Mbikqyr subjektet për zbatimin e masave dhe veprimeve të përcaktuara me ligj;
- Inicon ose jep mendime për aktet ligjore dhe nënligjore që lidhen me parandalimin dhe zbulimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Ndihmon dhe merr pjesë në zhvillimin profesional të personave të autorizuar dhe punonjësve të Departamentit për Parandalimin e larjes së parave dhe Financimit të terrorizmit;
- Përcakton listat e treguesve për analizën e rrezikut dhe për njohjen e transaksioneve të dyshimta në bashkëpunim me subjektet dhe organet që mbikqyrin funksionimin e tyre;
- Planifikon dhe zbaton trajnime për përmirësimin dhe aftësimin e punonjësve në Drejtori;
- Jep sqarime në zbatimin e rregulloreve për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit;
- Punët në kompetencën e vet, Drejtoria i kryen në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara që rregullojnë parandalimin e larjes së parave apo financimit të terrorizmit.
- Drejtoria i kryen punët në fushën e mbikëqyrjes në pajtim me rregulloren për mbikëqyrje inspektuese, përveç nëse me ligj rregullohet ndryshe,
- Të dhënat personale të marra për funksionimin e Drejtorisë përdoren në përputhje me ligjin dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale,
- Një herë në vit, Drejtoria përgatit raport për çështjet nga kompetenca e saj dhe programin e punës për vitin e ardhshëm dhe ia dorëzon Ministrit të Financave dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.